Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në autobusin që sot janë gjetur rreth 120 kilogram nuk kishte pasagjerë. Ky autobus ishte ndaluar në Vërmicë, në dalje të Prizrenit.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë kontrollit, përfshirë përdorimin e qenve nuhatës, të dhuruar nga organizata gjermane GIZ, si dhe pajisjeve profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së ShBA-së, është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.
“Ky zbulim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të mbrojtur shoqërinë dhe për të parandaluar trafikun e substancave të ndaluara. Ai vjen vetëm pak javë pas një rasti tjetër të përmasave të ngjashme, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës, rasti i sotëm i është dorëzuar njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...