string(82) "dogana-kontrollon-nje-automjet-ne-vermice-i-gjen-afer-18-mije-euro-te-padeklaruara"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 14:24

Dogana kontrollon një automjet në Vërmicë, i gjen afër 18 mijë euro të padeklaruara

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 14:24

Dogana ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Vërmicë është kontrolluar një automjet me targa kosovare, ku gjatë kontrollit i janë hasur 17 mijë e 950 euro të padeklaruara.

“Sot, në Pikën Kufitare të Vermicës, gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare, është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti me targa kosovare. Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të  padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro, të ndara në këto prerje:  74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro;  211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro”, thuhet në njoftim.

“Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pales automatiksiht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjese tjetër mbahet deri ne perfundimin e procedurave hetimore. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi 10000 mije euro të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme.”