Dogana kapë 300 kg eksplozivë në Vërmicë, shoferi i furgonit i kishte kamufluar me pajisje peshkimi - detaje - Gazeta Express
string(105) "dogana-kape-300-kg-eksplozive-ne-vermice-shoferi-i-furgonit-i-kishte-kamufluar-me-pajisje-peshkimi-detaje"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 23:50

Dogana kapë 300 kg eksplozivë në Vërmicë, shoferi i furgonit i kishte kamufluar me pajisje peshkimi – detaje

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 23:50

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikëkalimin kufitar në Vermicë, doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit është hasur në mallra të padeklaruara, përkatësisht mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv), të vendosura në disa thasë dhe pako, me peshë të përafërt rreth 300 kilogramë, të cilat ishin të fshehura në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi.

Njoftimi i plotë;

Ndalohen rreth 300kg eksplosiv në Vërmicë

Prizren, 23 nëntor 2025 – Sot, rreth orës 16:30, në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë Kufitare.

Gjatë intervistimit, pala ka deklaruar se nuk posedon mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit është hasur në mallra të padeklaruara, përkatësisht mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv), të vendosura në disa thasë dhe pako, me peshë të përafërt rreth 300 kilogramë, të cilat ishin të fshehura në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi.

Malli është ndaluar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore.

Dogana e Kosovës mbetet plotësisht e angazhuar në parandalimin e çdo forme të kontrabandës dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mallrat e rrezikshme. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv , ajo do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e ligjit dhe garantimin e integritetit dhe interesave të Republikës së Kosovës.