Dogana kap 27 fustane e 2 vello të padeklaruara në një autobus të linjës Turqi-Prishtinë - Gazeta Express
string(88) "dogana-kap-27-fustane-e-2-vello-te-padeklaruara-ne-nje-autobus-te-linjes-turqi-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 10:29

Dogana kap 27 fustane e 2 vello të padeklaruara në një autobus të linjës Turqi-Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 10:29

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur fustane të padeklaruara në një autobus të linjës Turqi-Prishtinë në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.

“Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solemnë dhe 2 fustane vello”, tha Dogana.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Dogana e Kosovës do të vazhdojë kontrollet e automjeteve që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe vepron në mënyrë aktive për parandalimin e kontrabandës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement