Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi pas kalimit të festave të fundvitit në Shqipëri janë përballur me masa të rrepta gjatë rikthimit në vendin fqinjë.
Dogana greke ka kthyer mbrapsht emigrantët me letra të skaduara dhe teste false të koronavirusit.
Në doganën greke në Kakavijë janë kthyer mbrapsht disa emigrantë të cilët kanë qenë me dokumente të rregullta dhe me leje qëndrimi, por këtë të fundit të skaduar.
Po ashtu një pjesë tjetër janë paraqitur në doganë me test negativ ndërsa në testin e bërë nga pala greke kanë rezultuar pozitiv