Dogana e Kosovës njofton për vdekjen e punonjësit Enis Thaqi - Gazeta Express
string(60) "dogana-e-kosoves-njofton-per-vdekjen-e-punonjesit-enis-thaqi"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 13:48

Dogana e Kosovës njofton për vdekjen e punonjësit Enis Thaqi

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 13:48

Dogana e Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi.

Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit, duke theksuar se humbja e Enis Thaqit paraqet një goditje të madhe për komunitetin profesional të Doganës së Kosovës.

“Gjatë karrierës së tij profesionale në Doganën e Kosovës, Enis Thaqi u shqua për profesionalizëm, përkushtim të lartë dhe integritet në kryerjen e detyrave zyrtare. Kontributi i tij ndër vite ka qenë i çmuar për institucionin, ndërsa puna dhe angazhimi i tij lanë gjurmë të pashlyeshme te kolegët dhe bashkëpunëtorët”.

“Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat dhe kujtesën tonë”, thuhet në njoftimin e institucionit.

Dogana e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Thaqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement