Dogana e Hanit të Hotit rrëzon qeverinë: I riu i infektuar ka hyrë nga Muriqani - Gazeta Express
string(78) "dogana-e-hanit-te-hotit-rrezon-qeverine-i-riu-i-infektuar-ka-hyre-nga-muriqani"

Gazeta Express

09/03/2020 10:03

Dogana e Hanit të Hotit rrëzon qeverinë: I riu i infektuar ka hyrë nga Muriqani

Gazeta Express

09/03/2020 10:03

Dogana e Hatnit të Hotit përmes një deklarate ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë, e cila njoftoi se i riu i infektuar me koronavirus, nuk ka hyrë nga kjo pikë kufitare.

Vetë zyrtarët e Hanit të Hotit kanë deklaruar se 28 vjeçari ka hyrë nga dogana e Muriqanit në Shqipëri. Po ashtu zyrtarët e doganës së Hanit të Hotit mohojnë variantin e parë të përcjellë nga autoritetet, se djali ka udhëtuar së bashku me të atin.

“Dogana e Hanit te Hotit deri tani rrezon deklaratën e Ministrisë se Shëndetësisë. Shtetasi 28 vjeçar, për te cilin ministria ka dhëne emrin nuk rezulton se ka kaluar ne doganën e Hanit te Hotit por atë te Muriqanit. Po ashtu babai i tij nuk rezulton i regjistruar as në Murriqan as në Hanin e Hotit.

Efektivet e shërbimit në piken e Hanit te Hotit prej 4 orësh kane kontrolluar sistemin por nuk rezulton. Madje sistemi është kontrolluar qe nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër. Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton qe ka hyre drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar ne asnjë prej doganave. 28 vjeçari është larguar nga Shqipëria ne janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt”, bën të ditur Dogana e Hanit të Hotit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement