string(94) "dodik-shkon-perseri-te-orban-pavaresisht-urdher-arresti-nga-gjykata-e-bosnjes-dhe-hercegovines"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 10:06

Dodik shkon përsëri te Orban pavarësisht urdhër-arresti nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 10:06

Milorad Dodik, presidenti i entitetit boshnjak Republika Srpska, njoftoi se do të takohet përsëri me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest.

“Do të jem në një vizitë pune në Hungari me ftesë të mikut dhe mikpritësit tim, Kryeministrit Viktor Orban”, shkroi Dodik në platformën sociale X, pa specifikuar datën e takimit.

“Bashkëpunimi ynë me Hungarinë është një shembull se si nuk duhet të zgjedhësh midis Lindjes dhe Perëndimit, por midis respektit dhe të mësuarit”, tha Dodik, duke shtuar se do të diskutonte “projekte strategjike në fushën e energjisë dhe bujqësisë” me Orbanin.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës kishte lëshuar më parë një urdhër arresti qendror për Dodikun, kryeministrin e entitetit Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të atij entiteti Nenad Stevandiq, me dyshimin për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pavarësisht kësaj, Dodik dhe Stevandiq kanë kaluar më parë kufirin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe udhëheqësit e akuzuar të RS lëvizin lirisht brenda atij entiteti, ku mbrohen nga policia.

Anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) u përpoqën ta ndalonin Dodikun më 23 prill në Sarajevën Lindore, por u penguan ta bënin këtë nga anëtarë të Ministrisë së Brendshme të RS të armatosur me armë të gjata.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës kërkoi që Interpoli të lëshonte një urdhër arresti ndërkombëtar për Dodikun dhe Stevandiqin, por kërkesa u refuzua dy herë.

aaaaa