Dodik "i shqetësuar" për ‘‘islamizimin e Evropës’’, ish-këshilltari i Trump i përgjigjet: Islami s'është religjion, është filozofi politike - Gazeta Express
string(129) "dodik-i-shqetesuar-per-islamizimin-e-evropes-ish-keshilltari-i-trump-i-pergjigjet-islami-seshte-religjion-eshte-filozofi-politike"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 13:00

Dodik “i shqetësuar” për ‘‘islamizimin e Evropës’’, ish-këshilltari i Trump i përgjigjet: Islami s’është religjion, është filozofi politike

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 13:00

Milorad Dodik, ka marrë pjesë sot në një ligjëratë të ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe gjeneralit të pensionuar amerikan Michael Flynn, e cila u mbajt në Banjë Llukë.

Gjatë diskutimit, Dodik i bëri një pyetje Flynn në lidhje me zhvillimet e ardhshme në Evropë dhe ndikimin e mundshëm të tyre mbi entitetin e Republikës Srpska, duke e lidhur këtë me atë që ai e quajti “islamizimin e Evropës”.

“Ne presim që në 10-15 vitet e ardhshme një numër i konsiderueshëm i vendeve evropiane do të kenë një komponentë islame në qeverisjen e tyre, e cila do të jetë natyrshëm e lidhur me islamistët këtu në Bosnjë e Hercegovinë. Dhe na lind pyetja për fatin tonë. Çfarë duhet të bëjmë ne tani në RS? Çfarë janë rekomandimet tuaja në lidhje me këtë?”, pyeti Dodik raporton Klix.

Flynn iu përgjigj duke thënë se kjo pyetje nuk ka të bëjë vetëm me disa shtete, por është një çështje globale.

“Pra, ne po flasim për fatin që na pret ne, por mund të shtrojmë pyetjen se çfarë fati i pret tërë botën. Nëse e studiojmë Islamin siç e kam studiuar unë, në mënyrë të thelluar, kam pasur shumë biseda me disa nga terroristët më të njohur. Kemi bërë biseda ballë për ballë. Ata ishin muslimanë të arsimuar që janë radikalizuar brenda fesë së tyre”, tha Flynn.

Ai shtoi se, sipas mendimit të tij, është e nevojshme të bëhet dallim mes fesë dhe religjionit, dhe foli për ndryshimet që, siç thotë ai, po ndodhin në Evropë.

“Pamja e Evropës po ndryshon. Dhjetë qytetet më të mëdha në Britaninë e Madhe sot kanë kryetarë muslimanë. Nju Jorku ka një kryetar musliman. Kjo na kthen te përgjegjësia e qytetarëve për të marrë pjesë në proceset zgjedhore”, tha Flynn.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas pikëpamjes së tij, Islami përfaqëson një filozofi politike, dhe jo një fe.

“Unë këtë e them publikisht dhe kam folur për këtë edhe më parë. Islami nuk është fe, është një filozofi politike që ka ligjin dhe sistemin e saj të qeverisjes”, tha Flynn.

Advertisement
Advertisement
Advertisement