string(75) "dodik-i-shpreh-ngushellimet-putinit-per-sulmet-ne-rajonet-bryansk-dhe-kursk"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 7:10

Dodik i shpreh ngushëllimet Putinit për sulmet në rajonet Bryansk dhe Kursk

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 7:10

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i dërgoi dje një telegram ngushëllimi Presidentit rus Vladimir Putin për humbjen e jetëve në sulmet në rajonet Bryansk dhe Kursk të Rusisë.

“Me trishtim të madh dhe keqardhje të sinqertë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve në sulmet në rajonet Bryansk dhe Kursk. Në emër të qytetarëve të Republikës Srpska dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet e mia më të thella. Në këto momente të vështira, ne ngushëllojmë thellësisht familjet e civilëve të pafajshëm që vdiqën dhe të gjithë popullin vëllazëror të Federatës Ruse, me shpresën se të plagosurit do të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në telegramin e dërguar nga Dodik, raporton RTRS.

Shtatë persona janë vrarë dhe 71 të plagosur, përfshirë katër fëmijë, pasi një mbikalim u shemb në një tren pasagjerësh që udhëtonte për në Moskë gjatë natës pranë qytetit rus të Bryansk. Një aksident ndodhi gjithashtu në rajonin e Kurskut kur një urë hekurudhore u shemb ndërsa një tren mallrash po kalonte atë, raportuan mediat ruse. Komiteti Hetues Rus njoftoi sot se incidentet që lidhen me shpërthimet në linjat hekurudhore në rajonet Bryansk dhe Kursk janë klasifikuar si sulme terroriste./N1

aaaaa