Dodik flet për një "përgjigje të përbashkët" Serbi-Republika Srpska për zhvillimet në Veri - Gazeta Express
string(88) "dodik-flet-per-nje-pergjigje-te-perbashket-serbi-republika-srpska-per-zhvillimet-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 16:30

Dodik flet për një “përgjigje të përbashkët” Serbi-Republika Srpska për zhvillimet në Veri

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 16:30

Kryetari i etnitetit Republika Srpsja në Bosnje, Milorad Dodik, ka thënë se ka folur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për një “përgjigje të përbashkët” për situatën në veri të Kosovës.

Dodik tha se “përgjigjja e unifikuar” e Serbisë dhe Republikës Srpka garanton mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Sot kam folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës në Kosovë e Metohi. Republika Srpska me të gjitha kapacitetet e saj qëndron pranë Serbisë në ruajtjen e sovranitetit të saj në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Për më tepër, nacionalisti serb i sanksionuar nga SHBA-ja, tha se pas asaj që po ndodh në veri të Kosovës qëndrojnë edhe vendet e QUINT-it.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se jo vetëm (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti qëndron pas gjithçkaje që po ndodh në Kosovë e Metohi, por edhe vendet e QUINT (Franca, Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA) dhe kjo tregon politikën e tyre hipokrite”./Gazeta Express/