Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e ftuar në Pressing në T7, u pyet për mosparaqitjen e saj në publik kohëve të fundit.
Kica-Xhelili, tregoi se shkak ka qenë shtatzënia e saj e dytë, që i është dashur të kalojë kohë më shumë në klinika.
“Kam munguar për një arsye shumë të bukur, por aq sfiduese për mua meqë fillimin e shtatzënisë së dytë e kam pas me shumë vështirësi. Ma ka imponu me kalu kohën në klinika, ku më është dashtë me marrë infuzione për shkaqe shëndetësore. E kam pas të pamundur me qenë pjesë e çfarëdo ekspozimi pubklik. E kam marrë vetën pak”, tha Kica-Xhelili, transmeton Express.