Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar për kandidatët për kryetarë të komunash të PDK-së.
Krasniqi ka thënë se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka falënderuar katër kryetarët e komunave nga PDK që nuk do të jenë kandidat të partisë në këto zgjedhje, përfshirë edhe kreun e Drenasit Ramiz Lladrovcin.
Po ashtu falenëderoi edhe Bedri Hamzën, Fadil Nurën dhe Besim Ilazin nga Kaçaniku.
“Besimin se qeverisja mund të bëhet me ndershmëri, me dinjitet, me dije dhe me dashuri për çdo qytetar”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.
Më poshtë postimi i plotë i Krasniqit:
Të gatshëm për fitoren e radhës më 12 tetor!
Sot, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka votuar dhe miratuar listën përfundimtare të kandidatëve tanë për kryetarë të komunave.
Një listë, që përtej emrave të përveçëm, paraqet vizion e guxim dhe garanton një qeverisje komunale në shërbim të qytetarëve.
31 kandidatë për kryetarë komunash, gra e burra me përvojë, integritet dhe përkushtim.
Në 5 komuna të tjera do të garojmë me lista të denja të këshilltarëve për Kuvendet Komunale, me njerëz që e duan vendin e tyre dhe dinë si t’i shërbejnë atij.
Në këtë mënyrë, Partia Demokratike e Kosovës konfirmon shtrirjen më të gjerë të garimit në nivel vendi, duke marrë pjesë në zgjedhje në 36 nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, një dëshmi e fuqisë organizative, përfaqësimit të gjerë dhe besimit të qëndrueshëm në secilin cep të vendit.
Ne do të fitojmë sërish në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit. Sepse katër vitet e fundit, në komunat ku kemi udhëhequr, kemi dëshmuar se qeverisja mund të bëhet ndryshe: me vizion të qartë, me punë të ndershme dhe me rezultate konkrete.
Qeverisjet tona kanë folur me vepra. Qytetarët tanë e kanë parë, e kanë prekur dhe e kanë kuptuar ndryshimin.
Kjo është Partia Demokratike e Kosovës që unë e njoh dhe e udhëheq: Një parti e dëshmuar në përfaqësim. E vendosur në qëllime. E përkushtuar në mision.
Në këtë frymë, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që kanë qeverisur me efikasitet dhe kanë përfaqësuar me nder vlerat e PDK-së.
Ne nuk premtojmë mrekulli. Premtojmë punë.
Nuk garojmë për pushtet. Garojmë për besim.
Besimin se qeverisja mund të bëhet me ndershmëri, me dinjitet, me dije dhe me dashuri për çdo qytetar.
Prandaj, më 12 tetor, ne nuk kërkojmë vetëm votën tuaj. Kërkojmë bashkëudhëtimin tuaj për zhvillimin e secilës komunë. Për mirëqenien e secilit prej jush.
Sepse kjo është koha jonë.
Dhe kjo është koha e qytetarëve.
Kjo është lista e plotë e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave:
Kryesia e PDK miraton kandidaturat për kryetarë komunash, në Drenas garon me Petrit Hajdarin, bie Ramiz Lladrovci