“Do të transferohen kriminelët më të rrezikshëm”, burgu i “Ali Demit” do të strehojë shqiptarët e dënuar nga Britania e Madhe - Gazeta Express
string(120) "do-te-transferohen-kriminelet-me-te-rrezikshem-burgu-i-ali-demit-do-te-strehoje-shqiptaret-e-denuar-nga-britania-e-madhe"

“Do të transferohen kriminelët më të rrezikshëm”, burgu i “Ali Demit” do të strehojë shqiptarët e dënuar nga Britania e Madhe

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 8:10

Britania po ndihmon në hapjen e një burgu të ri në Shqipëri, shkruan The Telegraph.

Në artikull thuhet se oficerët e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për të zhvilluar burgun e parë të hapur në vend pas një marrëveshjeje prej 4 milionë paund në vit për transferimin e të burgosurve.

Lexo Edhe:

Britania po i paguan Shqipërisë paratë për të rikthyer 200 të burgosurit e saj më të rrezikshëm, si dhe financon trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgut, sigurinë shtesë dhe pajisjet e rehabilitimit.

Mbretëria e Bashkuar ka paguar gjithashtu 1.5 milion £ për 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri.

Është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të trajtuar krizën e mbipopullimit në burgjet në Angli dhe Uells.

Janë rreth 1,270 shqiptarë të mbajtur në burgje në Angli dhe Uells, numri më i madh nga çdo kombësi.

Sipas “The Telegraph”, bëhet fjalë për burgun e “Ali Demit”, i cili ishte burgu i grave në Tiranë.

Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i shërbimit të burgjeve shqiptare, tha: “Ne jemi gati të popullojmë burgun e hapur të Ali Demit, burgun më të ri në Shqipëri.”

Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe me mbështetjen e ambasadës britanike në Tiranë për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, pritet të përgatisë të dënuarit për t’iu përshtatur sa më natyrshëm jetës civile.