Robert Prevost është bërë Papa i 267-të, hera e parë në 2,000 vjet që një amerikan është emëruar për të udhëhequr kishën katolike.
Prevost i lindur në Çikago ka zgjedhur të njihet si Leo XIV, ka raportuar Independent, transmeton Gazeta Express.
Si Peshkop i Çikagos, 69-vjeçari mbikëqyri Kryepeshkopatën më të madhe në Amerikën e Veriut.
Provosti, i cili mban shtetësi amerikane dhe peruane, shërben gjithashtu si Komisioni Papnor për Amerikën Latine, ku banojnë gati 40 përqind e katolikëve të botës.
Ai mori të dyja këto role në vitin 2023, duke e bërë atë relativisht të papërvojë, por ai u favorizua nga Papa Françesku dhe besohej se konsiderohej kandidati kryesor “bergoglian”, si një aleat i kreut të ndjerë të Vatikanit.