Do të ndihmojë banorët e Bubqit, Bes Kallaku i jep një dhuratë të veçantë Bebe Rexhës


Gazeta Express
2 Dhjetor 2019 17:47

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte sot në Bubq për të parë nga afër ndërtesat e shembura si pasojë e tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.

Ajo mori përsipër ndërtimin e dy shtëpive dhe të një shkolle. Bebe Rexha u prit në Bubq nga aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i cili e falenderoi për kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur

E pikërisht në shenjë falënderimi për gjestin e saj humanitar, Bes Kallaku i dhuroi Bebe Rexhës një hajmali të zonës së Krujës që është gati 200-vjeçare.

“Kam një dhuratë për ty, kjo është hajmali. Siç erdhe ti këtu, që këta banorë mos të shikojnë keq me shtëpinë, ne po të japim një hajmali që ti mos pafsh kurrë keq në jetën tënde, dhe kjo hajmali sjell fat dhe është e zonës së Krujës dhe është mbi 150-200 vjeçare. Unë i koleksionoj dhe besoj që kjo ishte dhurata më e mirë për të dhënë, për mirëseardhjen tënde dhe kontributin tënd”, u shpreh aktori Bes Kallaku.

Këngëtarja e njohur e pranoi me kënaqësi hajmalinë që iu dhurua në emër të banorëve të zonës së Bubqit. /tvklan.al

Te fundit


Kthehu lart