“Do të luftojmë për kryqin”, njësitet paramilitare të RS-së marshojnë nëpër rrugët e Banja Llukës - Gazeta Express
string(94) "do-te-luftojme-per-kryqin-njesitet-paramilitare-te-rs-se-marshojne-neper-rruget-e-banja-llukes"

“Do të luftojmë për kryqin”, njësitet paramilitare të RS-së marshojnë nëpër rrugët e Banja Llukës

Lajme

Gazeta Express

09/01/2022 19:39

Njësite ushtarake paramilitare kanë marshuar sot nëpër rrugët e Banja Llukës, kryeqytetit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Në disa video të shpërndara nëpër rrjete sociale, këta paramilitarë shihen duke kënduar këngë nacionaliste serbe.

Lexo Edhe:

“Serbë ka aq shumë sa ka edhe gjethe, nuk ka më komunistë. Për kryq, për kryq, Nemanjiq, për lavdi, për lavdi, Obiliq “, këndojnë anëtarët e SAJ të Ministrisë së Brendshme të RS gjatë paradës që shënon ditën kushtetuese të RS-së.

Në këtë paradë kanë qenë të pranishëm edhe ish-kriminelë të luftës së fundit në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe ambasadori rus në BeH.

Ambasadori rus ka qenë i vendosur krah liderit të RS-së, Millorad Dodik ndërsa Viko Pandurevic, i dënuar për krime lufte ka qenë diku prapa të dyve.