“Do të jetë ndeshje e vështirë, Chelsea mund ta fitojë Ligën e Kampionëve” - Gazeta Express
string(71) "do-te-jete-ndeshje-e-veshtire-chelsea-mund-ta-fitoje-ligen-e-kampioneve"

“Do të jetë ndeshje e vështirë, Chelsea mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Gazeta Express

19/10/2020 23:25

Lopetegui beson se Lampard po drejton një skuadër të aftë për ta fituar Champions Leaguen.

Trajneri i Sevillën, Julian Lopetegui, në konferencë për media para ndeshjes në Champions League mes Sevillës dhe “Bluve” të Londrës, ka folur me superlativa për ekipin e Frank Lampard.

Lexo Edhe:

Ai beson se Chelsea ka skuadër për t’i shkuar deri në fund kësaj gare.

Sevilla dhe Chelsea gjenden në Grupin E dhe të martën, në Stamford Bridge do ta zhvillojnë sfidën  e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Në këtë grup gjenden edhe Rennes me FC Krasnodar.

“Nesër do të luajmë kundër ekipit që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Duhet të bëjmë paraqitje e mirë, është shansi ynë i vetëm”, u shpreh Lopetegui.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, sidomos kur e di se do të luash në Ligën e Kampionëve dhe kundër një ekipi siç është Chelsea”. /Gazeta Express/