"Do të jeni nën monitorim rigoroz", BE kërkon mbështetje ndërpartiake për reformat - Gazeta Express
string(79) "do-te-jeni-nen-monitorim-rigoroz-be-kerkon-mbeshtetje-nderpartiake-per-reformat"

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2024 16:35

“Do të jeni nën monitorim rigoroz”, BE kërkon mbështetje ndërpartiake për reformat

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2024 16:35

Bashkimi Europian kërkon nga politika shqiptare bashkëpunim për realizimin e reformave të kërkuara. Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se pas hapjes së negociatave për grup-kapitullin e parë do të ketë monitorim rigoroz nga ana e Bashkimit Europian.

 “Do të jetë thelbësore që Shqipëria të rrisë ritmin e reformave. Nisja e negociatave për grup kapitullin e parë nënkupton gjithmonë e më tepër monitorim rigoroz nga BE dhe shtet anëtare. Paketa e zgjerimit të 2024 të miratuar nga Komisioni Evropian ofron udhëzues të qartë për atë se çfarë duhet bërë në të gjithë sektorët. Kjo kërkon udhëheqje të fortë, mbështetje te gjerë ndërpartiake”, tha Gonzato.

Lexo Edhe:

Në raportin e progresit të publikuar javën e shkuar BE theksonte se Shqipëria synon që negociatat e integrimit t’i mbyllë brenda vitit 2027.