“Do të gëzohesha nëse kthehem në Real, por ende s’më kanë thënë asgjë” - Gazeta Express
string(66) "do-te-gezohesha-nese-kthehem-ne-real-por-ende-sme-kane-thene-asgje"

“Do të gëzohesha nëse kthehem në Real, por ende s’më kanë thënë asgjë”

Gazeta Express

26/03/2020 23:50

Achraf Hakimi shpreson të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, por thotë se ende asgjë nuk i kanë komunikuar nga klubi në pronësi, Real Madridi.

Hakimi ka shpenzuar dy sezonet e fundit në formë huazimi te Borussia Dortmund, ku është zhvilluar shumë si lojtar dhe po cilësohet si një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë.

Lexo Edhe:

Dëshira e tij ka qenë gjithmonë që të kthehet në skuadrën ku u krijua si futbollist, Real Madrid, por marokeni ka thënë se ende nuk i është komunikuar asgjë.

Sido që të jetë, në fund të sezonit, ai do të përfundojë huazimin në Bundesliga dhe do të kthehet në Madrid, ku më pas do të vendosë Zinedine Zidane nëse do ta mbajë në skuadër për sezonin 2020/21.

“Nuk më është thënë akoma asgjë për të ardhmen. Megjithatë, nuk mendoj shumë për këtë. Nëse do të kem mundësinë të kthehem, do të jem i lumtur”, deklaroi Achraf.

“Nëse nuk do të ndodhë, atëherë do të vazhdoj të rritem dhe të përmirësohem te një skuadër tjetër”.

Megjithatë, duke parë që Zizu e ka larguar Alvaro Odriozolën duke e dërguar në formë huazimi te Bayern Muncih, është një sinjal se nuk e do në ekip dhe e sheh Achrafin si të duhurin për të luftuar për një vend me Dani Carvajalin. /Gazeta Express/