"Do të flasim me Chelsean, do të flasim me Brojën, ai e dashuron ambientin te Southampton" - Gazeta Express
string(86) "do-te-flasim-me-chelsean-do-te-flasim-me-brojen-ai-e-dashuron-ambientin-te-southampton"

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 9:43

“Do të flasim me Chelsean, do të flasim me Brojën, ai e dashuron ambientin te Southampton”

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 9:43

Armando Broja është duke djegur të gjitha etapat dhe po ngjitet me shpejtësi drejt lojtarëve më të vlerësuar të Premier League edhe pse vetëm në moshën 20-vjeçare.

Sulmuesi i kombëtares është shndërruar në golashënuesin më të mirë të Southampton me shtatë gola (5 në kampionat dhe 2 në Kupë), teksa këto statistika e kanë bërë të vendosë edhe disa rekorde.

Lexo Edhe:

Në këtë formë, e ardhmja e tij është në pikëpyetje pasi dihet se Broja është një lojtar në pronësinë e Chelsea dhe në fund të sezonit duhet të kthehet në Londër.

Mirëpo, trajneri i Southampton, Ralph Husenhuttl po këmbëngul që lojtari të qëndrojë te “Shënjtorët” ndërsa së fundmi ka theksuar se drejtuesit do të flasin me Chelsea për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi futbollistin shqiptar.

“Ne do të mundohemi të gjejmë dakordësinë me lojtarin, agjentin dhe klubin e tij. Do të mundohemi të kuptojmë se çfarë kërkon lojtari, por edhe Chelsea. Broja e pëlqen shumë ambientin te Southampton, ai e shijon atmosferën këtu dhe kjo është një nga arsyet se pse po shkëlqen dhe po zhvillohet. Ne tashmë duhet të marrim vendimin e duhur për djaloshin dhe nëse ky vendim i shkon përshtat edhe klubit atëherë do të jetë shumë mirë”, u shpreh Husenhuttl.