Do të dezinfektohen autobusët e NQP Shkup - Gazeta Express
string(41) "do-te-dezinfektohen-autobuset-e-nqp-shkup"

Do të dezinfektohen autobusët e NQP Shkup

Gazeta Express

27/02/2020 15:00

NQP Shkup bëri të ditur se do të fillojë me dezinfektim shtesë të mjeteve të transportit publik si dhe kabinat e teleferikut në Vodno, përcjell GazetaExpress nga Alsat-m.

Çdo autobus pas përfundimit të turnit dhe rrugës së caktuar, do të dezinfektohet me një ilaç të duhur të bazuar në alkool dhe Dezintal 10%, gjegjësisht me spërkatjen do të trajtohet pjesa e brendshme e autobusit, ndërsa me dorë do të dezinfektohen edhe disa pjesë të autobusit.

Lexo Edhe:

Dezinfektimi plotësues vjen si masë për mbrojte kundër koronavirusit, duke pasur parasysh që transportin publik në Shkup e përdorin mesatarisht nga 115,000-130,000 qytetarë në ditë, ndërsa qindra qytetarë e vizitojnë dhe e përdorin teleferikun.

Dezinfektimi shtesë (urgjent) do të bëhet çdo ditë, derisa të merren rekomandimet e reja nga autoritetet kompetente që e monitorojnë gjendjen e koronavirusit.

Nga NQP- Shkup gjithashtu theksojnë se dezinfektimi i brendshëm i autobusëve bëhet çdo ditë përmes të ashtuquajturit kujdes i rregullt ditor (pastrim, larje). Më pas, mjetet e transportit publik trajtohen me mjete të përshtatshme ekologjike të cilat kanë veti dezinfektuese./GazetaExpress/B.Lika/