"Do të bënim histori duke e mposhtur Italinë", flet selektori i Irlandës së Veriut - Gazeta Express
string(79) "do-te-benim-histori-duke-e-mposhtur-italine-flet-selektori-i-irlandes-se-veriut"

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 13:00

“Do të bënim histori duke e mposhtur Italinë”, flet selektori i Irlandës së Veriut

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 13:00

Michael O’Neill, përzgjedhës i Irlandës së Veriut, ka folur në konferencë për shtyp pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e parë të playoff-it kualifikues për Kupën e Botës 2026, ku përballë do të jetë Italia më 26 mars në Bergamo.

“Nëse e arrijmë këtë objektiv, do të ishte një arritje e krahasueshme me çdo sukses historik të një skuadre të Irlandës së Veriut. T’i kalosh me sukses dy udhëtime do të jetë një sfidë shumë e madhe, por e kemi mundësinë t’i shkruajmë emrat tanë në historinë e futbollit tonë. Dhe e kemi ndërmend të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë.”

Më tej, O’Neill është ndalur edhe te përballja e 26 marsit ndaj Italisë, shkruan “Gazeta Express”.

“Epo, është Italia, apo jo? Do të jetë një ndeshje shumë, shumë e vështirë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Do të duhet ta bëjmë një hap përpara. Në skuadrën tonë kemi 13 lojtarë nga Championship, katër nga Premierliga dhe pjesa tjetër nga League One apo kampionate të tjera.”

Trajneri e ka përmendur edhe paraqitjen ndaj Gjermanisë si një sinjal pozitiv:

“Kundër Gjermanisë, edhe pse nuk e morëm rezultatin që donim, treguam se mund të jemi konkurrues. Por tani na duhet diçka më shumë, nëse duam ta fitojmë ndeshjen dhe të shkojmë realisht në Kupën e Botës.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement