string(71) "do-ta-varrosi-ketu-dua-ta-kem-me-afer-babai-i-viktimes-kosovare-ne-graz"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:18

“Do ta varrosi këtu, dua ta kem më afër” -babai i viktimës kosovare në Graz

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:18

Austria është tronditur nga një masakër e paprecedentë. Në sulmin e armatosur që ndodhi të martën në shkollën e mesme në Graz, humbën jetën 10 persona, përfshirë edhe një vajzë nga Kosova.

Në një rrëfim prekës për “Kosova Live” T7, një i afërm i familjes së  viktimës ka treguar për vendimin e familjes për të mos e kthyer trupin e vajzës së tyre të ndjerë në Kosovë, pasi sipas tyre kanë vendosur që ta varrosin atje, siq thuhet ta kenë më afër.

Martin Marku nga Shoqata “Nëna Terezë” në Austri, i cili është i afërm i familjes tutje foli për gjendjen e familjes në këto momente të vështira për ta.

Video e plotë: