string(93) "do-ta-nxij-jeten-po-sme-dhe-3-mije-euro-efektivi-i-burgut-kercenon-dhe-shantazhon-te-denuarin"

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2025 11:38

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, efektivi i burgut kërcënon dhe shantazhon të dënuarin

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2025 11:38

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të hetojë një punonjës të burgut të Durrësit, i cili akuzohet për korrupsion pas një denoncimi nga një i burgosur.

Sipas denoncimit të të burgosurit, punonjësi i burgut e ka kërcënuar duke kërkuar 3 mijë euro, duke i lënë një letër me shkrim dore, ku tregohej numri i llogarisë përkatëse. Polici i burgut i kishte thënë të burgosurit: “Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro.”

Pas verifikimit të denoncimit, prokuroria e Durrësit realizoi ekspertizën e shkrimit dhe ngriti akuzën për korrupsion. Sipas informacioneve, paratë nuk janë paguar.

Çështja, e shpallur nga gjyqtari si moskompetente për gjykatën e Durrësit, u dërgua për hetim dhe shqyrtim në Gjykatën Antikorrupsion në Tiranë. Gjyqtari kërkoi që SPAK të rivlerësojë hetimet dhe të procedojë më tej me aktet hetimore.