Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e ka pranuar me dhimbje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të Hekuran Hoxhës.
Gjini në një postim në Facebook shkruan:
“Do ta kujtoj gjithmonë për energjinë, përzemërsinë dhe dëshirën e sinqertë për t’i shërbyer komunitetit. Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh familjes, miqve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje”.
Për vdekjen e Hoxhës, policia deklaroi se ‘’rreth orës 15:00 është pranuar informata se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”.
Ai ishte biznismen nga Gjakova, dhe kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit.