“Do shihemi përsëri”, nëna e 21-vjeçares që u përplas nga shqiptari në Selanik përlot me fjalët - Gazeta Express
string(92) "do-shihemi-perseri-nena-e-21-vjecares-qe-u-perplas-nga-shqiptari-ne-selanik-perlot-me-fjalet"

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 16:03

“Do shihemi përsëri”, nëna e 21-vjeçares që u përplas nga shqiptari në Selanik përlot me fjalët

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 16:03

Nëna e 21-vjeçares, Emanuela. që ndërroi jetë pasi u aksidentua nga një shqiptar në Selanik, ka prekur me postimin e saj në Facebook.

“A jemi ne një ëndërr e një hije, apo një hije e një ëndrre? Në mjegullat e zeza, bukuria e pafundësisë… Udhët të mbarë shpirti im deri në skajet e gjithësisë…”, shkruan ajo.

Me këto fjalë që ajo publikoi mesditën e sotme, nëna e saj i jep lamtumirën 21-vjeçares Emanuela, e cila u nda nga jeta në orët e mëngjesit, pas një beteje të vështirë që bëri në spitalin Papageorgiou në Selanik, raportojnë mediat greke.

“Nuk po them lamtumirë dashuria ime, por shihemi sërish! Të dua deri në parajsë dhe mbrapa dhe do të të dua sa të jetoj dhe të marr frymë”, shkruan nëna e saj.

Familja e 21-vjeçares ka vendosur të dhurojë organet e saj, ndërsa varrimi i saj pritet të bëhet në vendin e origjinës, në Chania.

Vajza e re ka mbetur e plagosur rëndë mëngjesin e së martës, teksa është tërhequr zvarrë nga makina e drejtuar nga 26-vjeçari shqiptar dhe më pas ka mbetur e gjakosur në asfalt. 

Gjithashtu bëhet me dije se 26-vjeçari shqiptar është hetuar më herët për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

/Gazeta Express