“Do lanim borxhet e studimeve” Tentuan t’i shpëtonin policisë përmes çatisë, shqiptarët dënohen për drogë - Gazeta Express
string(101) "do-lanim-borxhet-e-studimeve-tentuan-ti-shpetonin-policise-permes-catise-shqiptaret-denohen-per-droge"

Gazeta Express

27/09/2020 18:05

“Do lanim borxhet e studimeve” Tentuan t’i shpëtonin policisë përmes çatisë, shqiptarët dënohen për drogë

Gazeta Express

27/09/2020 18:05

Banush Jolla 22 vjeç dhe Klemend Liko 20-vjeç, të dy emigrantë shqiptarë, janë dënuar përkatësisht me 12 dhe 22 muaj burg për kultivim kanabisi. Vendimi është marrë nga gjykata në Angli, ditën e sotme.

Lexo Edhe:

Të dy shqiptarët, u kapën më 19 gusht në një shtëpi afër Wingate, Durham, të cilën e kishin kthyer në fermë për kultivimin e kanabisit. Në momentin që policia i zbuloi, shqiptarët fillimisht nuk pranuan që të dorëzoheshin, por hipën mbi çati duke qëndruar për dy orë. Liria mori fund pas dy orësh dhe të dy emigrantët u vunë në pranga.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 157 bimë, thuajse gati për korrje. Të rinjtë kishin ndërhyrë te matësi i energjisë që të mos diktoheshin për shpenzimin e tepërt, ndërsa ambienti ishte pajisur me reflektorë, ndriçim me fuqi të lartë, ventilatorë dhe transformatorë.

Kanabisi nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e  67 mijë paundëve. Përpara trupit gjykues, të rinjtë thanë se ishin aty për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.

Avokati Martin Scarborough, u shpreh se Banush Jolla, kishte ardhur në Angli për të shlyer borxhet që kishte marrë për të studiuar në Shqipëri./dosja