“Do ju presim kokat”/ Kërcënoi shqiptarët dhe malazezët, arrestohet 26- vjeçarja nga Podgorica - Gazeta Express
string(89) "do-ju-presim-kokat-kercenoi-shqiptaret-dhe-malazezet-arrestohet-26-vjecarja-nga-podgorica"

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2021 11:20

“Do ju presim kokat”/ Kërcënoi shqiptarët dhe malazezët, arrestohet 26- vjeçarja nga Podgorica

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2021 11:20

Një video kërcënuese për shqiptarët qarkullonte në rrjetet sociale.

Në video dëgjohet një vajzë 26-vjeçare që kërcënon për “prerje kokash” dhe përdoret edhe termi denigrues për shqiptarët “siptari”.

Siç shkruajnë mediat serbe, 26-vjeçarja nga Podgorica Natalija Nilević ëshë raportuar në Prokurorinë e Lartë të Shtetit për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare”.

Milogorci, shiptari, do t’ju djeg të gjithëve. Sepse jeni i çmendur. Kuçasit do t’ju presin kokat. Nuk do të ketë koka”, dëgjohet në video regjistrim të postuar nga Natalija Nilevic nga Podgorica.

Video është bllokuar dhe nuk është publikuar për shkak të hetimeve nga autoritetet serbe.

Prokurorja Lepa Medenica tha për mediat serbe se “Nileviç ishte arrestuar dhe se ajo do të merrej në pyetje si e dyshuar.”