“Do jetë i shkruar nga vetë nëna ime” – Stesi flet për filmin e jetës së tij - Gazeta Express
string(72) "do-jete-i-shkruar-nga-vete-nena-ime-stesi-flet-per-filmin-e-jetes-se-tij"

“Do jetë i shkruar nga vetë nëna ime” – Stesi flet për filmin e jetës së tij

Yjet

Gazeta Express

05/06/2024 21:41

I ftuar në “Pardon My French”, ka qenë këngëtari i mirënjohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi.

Ai ka folur më shumë rreth albumit të tij të fundit, i cili titullohet “Archimed”, ku ky album i dedikohet periudhës që ai ka jetuar në Belgjikë.

Lexo Edhe:

Të gjithë këtë sukses të padiskutueshëm ndër vite, ai ka shprehur dëshirën për ta konkretizuar në një film ku është shprehur:

“Unë kam një ëndërr time në sirtar që do të mundohem ta realizoj me patjetër. Pa kërkuar ndihmë. Se po kërkova ndihmë normalisht që do kem njerëz që do më gjenden. Është filmi i jetës sime që do jetë i shkruar nga vetë nëna ime. E gjithë historia. Të cilën e përqafoj nga këtu dhe e dua shumë. Edhe të gjithë histroinë e familjes në ato kohët e vështira që ka qenë dikur Shqipëria.

Shpresoj. Nuk dua të flas shumë, por kjo do të jetë wow për mua. Edhe do të kem mundësinë për të gjithë publikun anë e mbanë botës t’i tregoj se si janë rritur familjet dikur, se sa kanë vuajtur familjet shqiptare dhe si janë kanë dalë familjet tona dhe nënat tona.”