string(110) "do-i-bej-pensionet-aq-e-kaq-berisha-i-pergjigjet-rames-sot-%e2%85%94-e-pensionisteve-marrin-me-pak-se-200-euro"

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2025 19:27

“Do i bëj pensionet aq e kaq”, Berisha i përgjigjet Ramës: Sot ⅔ e pensionistëve marrin më pak se 200 euro

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2025 19:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi për premtimet e tij për rritjen e pensioneve. Rama u shpreh se disa politikanë bëjnë premtime për shifra të mëdha rritje pensionesh, ndërkohë që e dinë se nuk do të vijnë në pushtet.

Në një reagim për mediat, Berisha u shpreh: “Pensionet do t’i rrisim siç i kemi parashikuar. Nuk do të ketë pension nën 200 euro, i pjesshëm, i plotë, çfarëdo qoftë ai. Sot, ⅔ e pensionistëve shqiptarë marrin më pak se 200 euro. Ky njeri (Rama) është i shkëputur nga realiteti, është me Lul Bravën“, tha ai.

Lexo Edhe:

Berisha theksoi se situata është më e rëndë, pasi “57% e pensionistëve marrin më pak se 165 euro. Në momentet më serioze për një vend siç janë fushatat, ai servir hardhuca dhe bretkosa dhe tallje, mashtrime, gënjeshtra”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së përsëriti se shqiptarët do të reagojnë në 11 maj. “11 maji po vjen, shqiptarët do i presin biletën”, përfundoi Berisha, për ndryshimin që ai beson se do të ndodhë pas zgjedhjeve të ardhshme.