Do habiteni, ja sa kushton larja e një aeroplani - Gazeta Express
string(47) "do-habiteni-ja-sa-kushton-larja-e-nje-aeroplani"

Do habiteni, ja sa kushton larja e një aeroplani

Fun

Gazeta Express

07/05/2021 1:32

Edhe aeroplanët ngjashëm me veturat gjatë ulje zbritjeve dhe qëndrimit në tokë pluhurosen dhe duhet pastruar pas një kohe.

Në varësi të madhësisë së aeroplanit dhe lëvizjeve të tij, një aeroplan i madh lahet një herë në 6 ose 8 javë. Kjo gjithsesi varet nga politikat e kompanisë dhe nuk është obligative.

Lexo Edhe:

Larja e një aeroplani të madh mund të zgjas deri në 8 orë dhe për larjen e tij përdorën detergjent special si dhe brusha të mëdha të ndërtuara për të larë aeroplanët.

Kompanitë nuk tregojnë së sa paguajnë për larjen e një aeroplani, por duke parë disa çmimore online, çmimi për larjen e jashtme të një aeroplani të madh me dy motorë është rreth 600 dollarë, polirimi 2,500 dollarë si dhe pastrimi i brendësisë rreth 350 dollarë amerikan.