Do firmoset në Bruksel, zbulohet dokumenti për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(80) "do-firmoset-ne-bruksel-zbulohet-dokumenti-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut"

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2022 11:07

Do firmoset në Bruksel, zbulohet dokumenti për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2022 11:07

Në samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do të vendoset nëse do i jepet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas draft-konkluzioneve më të fundit të samitit të BE-së, të datës 21 qershor të para nga EURACTIV.

Komisioni Evropian rekomandoi gjithashtu që Moldavia të merrte statusin e kandidatit, por nuk i dha të njëjtën perspektivë Gjeorgjisë derisa të përmbushë kushtet e përcaktuara që çojnë në statusin e kandidatit në BE. Dhjetëra mijëra gjeorgjianë dolën në rrugë të hënën (20 qershor) për të demonstruar zemërimin e tyre kundër qeverisë dhe partisë në pushtet.

Lexo Edhe:

Pavarësisht se disa vende anëtare të BE-së, duke përfshirë Slloveninë dhe Austrinë, po bëjnë presion që Bosnja dhe Hercegovina (BiH) të marrë gjithashtu statusin e kandidatit për në BE, sipas diplomatëve të BE-së, kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë.

“Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë,” pritet të deklarojnë liderët e BE-së kur të takohen për samitin e tyre të BE të enjten (23 qershor).

Sipas draft-përfundimeve të samitit, pritet që ata të komentojnë mosmarrëveshjen dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila ka penguar përparimin e vendit në procesin e zgjerimit për atë që Sofja e sheh si politikë antibullgare në vendin fqinj si dhe çështjet e identitetit.

Ballkani Perëndimor: Sipas Euractiv, udhëheqësit e BE-së ka gjasa të shprehin gjithashtu “angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor” dhe “thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, pas një takimi të planifikuar midis liderëve të BE-së dhe gjashtë homologëve të tyre nga rajoni.

Nga gjashtë kandidatët, vetëm Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur zyrtarisht negociatat e pranimit, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë në dhomën e pritjes për disa vite. Serbia, së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat janë pjesë e Iniciativës për Ballkanin e Hapur, kanë kërcënuar me mos-marrje pjesë në samit, shkruan me tej Euractiv.

“Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”, thuhet në konkluzionet e Këshillit.