“Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin”
i do kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe”, kështu u shpreh Valbona Mhilli teksa ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe komentoi pak deklaratat që Laert Vasili ka bërë një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”.
Pjesë nga intervista:
Kur e pyeta në shtëpi nëse do të kthehej pas do të bënte përsëri të njëjtin veprim tha ‘pa diskutim që po’
Pa diskutim, ne sot e kemi fitues Laert Vasilin, është shpallur i treti në shtëpinë e Big Brother. Është në fitues i padiskutueshëm i këtij edicioni
Po të mos ishit ndarë do të kishit qenë të dy në finale
Ai do të kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe. Megjithatë edhe renditja e tij, fakti që u rendit i treti do të thotë që ai e fitoi Big Brother-in e tij. Ka një lloj të drejte, se një lojtar duhet të jetë i vetëm nga nisja deri në fund. Unë dhe Laerti kemi qenë dy lojtarë se nuk është se unë nuk kam patur ndonjëherë nevojën e askujt, të kisha një aleat në krah, të më mbronte apo të sulmonte për mua. Nga ana tjetër edhe Laerti, edhe pse ka patur gjithmonë Rozanën mbështetëse dhe kanë qenë aleatët e vetëm nga nisja në fund. Besoj se asnjëri nga ne nuk e ka dashur atë lojtarin dy në një, por Big Brother ky është, të vë në sprova të tilla. Megjithatë ne na vuri Gjesti.