string(90) "dka-ja-shpreh-ngushellime-per-nxenesen-qe-humbi-jeten-pas-aksidentit-fatal-ne-fushe-kosove"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 18:43

DKA-ja shpreh ngushëllime për nxënësen që humbi jetën pas aksidentit fatal në Fushë-Kosovë

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 18:43

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës, ku dy vajza vdiqën si pasojë e një vetaksidenti.

Me këtë rast, Drejtoria e Arsimit e kësaj komune ka shprehur ngushëllime për vdekjen e A.V, e cila kishte qenë nxënëse e shkollës “Minatori”.

“Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të thellë me familjen V., miqtë dhe komunitetin shkollor që patën fatin ta njohin A.– një vajzë e sjellshme, e talentuar dhe e dashur për të gjithë”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të drejtorit Fatlum Berisha.

“Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që jemi pjesë e arsimit në Fushë Kosovë. U prehtë në paqe!”, thuhet ndër të tjera në postim.