Novak Djokovic shpëtoi pa u dënuar pas mesazhit politik dhe nacionalist që e shfaqi në turneun e madh të tenisit, Roland Garros.
Tenisti serb shkroi në kamerë: “Kosova është zemër e Serbisë. Ndalojeni dhunën”, ndërsa më pas në konferencë për shtyp e mbrojti mesazhin e tij, duke thënë se kjo ishte më e pakta që mund ta bënte për popullin e tij, shkruan “Gazeta Express”.
Numri 3 i botës u kritikua nga ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera, e cila në një bisedë me mediat franceze e konsideroi atë si një mesazh politik dhe të papërshtatshëm, duke e paralajmëruar që të mos e bëjë një gjë të tillë përsëri në French Open pasi do të mundë të kishte pasoja.
Sipas saj, mesazhi i tenistit nacionalist serb ishte militant dhe shumë politik, i cili nuk duhet të përsëritet.
Djokovic e bëri këtë mesazh pas tensioneve në Veri të Kosovës, ku nuk mungoi as përleshja dhe lëndimet e ushtarëve të KFOR-it. /Gazeta Express/
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...