Djokovic organizon turne tenisi në Ballkan - Gazeta Express
string(42) "djokovic-organizon-turne-tenisi-ne-ballkan"

Djokovic organizon turne tenisi në Ballkan

Gazeta Express

26/05/2020 23:39

Novak Djokovic ka njoftuar se dyshja kroate, Marin Cilic dhe Borna Coric, janë tenistët më të fundit që i kanë bashkuar turit të Ballkanit, të organizuar nga vetë serbi.

Dominic Thiem i Austrisë, Grigor Dimitrov i Bullgarisë dhe Alexander Zverez i Gjermanisë janë pjesë e këtij turi, po ashtu, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rrethi i parë i këtij turi do të mbahet në kryeqytetin serb, Beograd, më 13 dhe 14 qershor.

“Do të bëj gjithçka në mundësitë e mia për të qenë mikpritës i mirë”, ka thënë Djokovic.

Turneu mund të mbahet pa praninë e shikuesve në stadium, pasi në Serbia janë të ndaluara tubimet e mëdha si pasojë e koronavirusit.

Përveç në Beograd, ky turne do të mbahet edhe në Kroaci, Bosnje dhe Mal të Zi. /Gazeta Express/