Novak Gjokovic nuk ishte në humor për t’u paraqitur para mediave serbe pasi humbi në gjysmëfinale nga Alexander Zverev në Lojërat Olimpike, duke humbur shansin për medalje të artë.
Ai gjithashtu humbi mundësinë për të luajtur në finale me dyshe të përziera, i cili luajti me Nina Stojanovic dhe humbën kundër Aslan Karacev dhe Elena Vesnina.
“Nuk e di, nuk e di, sinqerisht, tani jam, uhhhh…. nuk e di çfarë të them”, u përgjigj për RTS Djokovic dhe u largua.
Ai tani do të kërkojë medalje të bronztë, si individual, ashtu edhe në dyshe të përziera. /Gazeta Express/