Djokovic e Nadal fitojnë turnetë e radhës, Thiem kalon Federer në renditje - Gazeta Express
string(73) "djokovic-e-nadal-fitojne-turnete-e-radhes-thiem-kalon-federer-ne-renditje"

Gazeta Express

03/03/2020 13:33

Djokovic e Nadal fitojnë turnetë e radhës, Thiem kalon Federer në renditje

Gazeta Express

03/03/2020 13:33

Novak Djokovic e Rafael Nadal kanë dalë fitues në turnetë ku morën pjesë. Tenisti serb, numri 1 në botë triumfoi në turneun e Dubai, ku në finale mundi 2-0 (6-3, 6-4) grekun Stefanos Tsitsipas.

Për serbin kjo është fitorja nr.18 këtë sezon në po kaq ndeshje të luajtura. Ndërsa Rafael Nadal triumfoi në turneun e Acapulco (Meksikë), ku në finale mundi 2-0 (6-3, 6-2) amerikanin Taylor Fritz.

Lexo Edhe:

Për pasojë, tenistët ruajnë pozitat e tyre në renditje. Djokovic qëndron në krye, duke kaluar kuotën 1 0 mijë pikëve. Ai ruan avantazhin prej më pak se 400 pikësh ndaj Rafael Nadal, duke qenë se nga fitoret e fundit të dy fituan nga 500 pikë.

 Ajo që bie në sy është ngjitja në vendin e tretë e austriakut Dominic Thiem, që parakalon në klasifikimin e përgjithshëm Roger Federer (i dëmtuar), transmeton Telesport.

Renditja – Meshkuj, “Top-5”

1-Novak Djokovic, 10.220 pikë

2-Rafael Nadal, 9.850 pikë

3-Dominic Thiem, 7.045 pikë

4-Roger Federer, 6.630 pikë

5-Daniil Medvedev, 5.890 pikë