Djokovic bën homazhe dhe i kujton terroristët serbë që u vranë në Kosovë - Gazeta Express
string(72) "djokovic-ben-homazhe-dhe-i-kujton-terroristet-serbe-qe-u-vrane-ne-kosove"

Djokovic bën homazhe dhe i kujton terroristët serbë që u vranë në Kosovë

Sporte tjera

Gazeta Express

28/09/2023 12:55

Novak Djokovic ka bërë homazhe për terroristët serbë të vrarë ditë më parë në Kosovë pas sulmit terrorist që ndërmorën ndaj Policisë së Kosovës.

Tenisti serb e ka bërë një postim në Instastory, duke e vendosur fotografinë e qirinjve të përkujtimit të terroristëve të vrarë, ndërsa janë vendosur edhe fotografitë e tyre, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Figura të ndryshme publike nga Serbia i mbështetën ose iu bënë homazhe këtyre të vrarëve, e në mesin e tyre edhe Djokovic, i cili në këtë rast po e përkrah terrorizmin. /Gazeta Express/