Djokovic arrin finalen e Wimbledonit - Gazeta Express
string(36) "djokovic-arrin-finalen-e-wimbledonit"

Djokovic arrin finalen e Wimbledonit

Sporte tjera

Gazeta Express

08/07/2022 19:08

Novak Djokovic ka arritur të kualifikohet në finalen e Wimbledonit.

Tenisti serb mposhti në gjysmëfinale tenistin britanik, Cameron Norrie 3:1 në sete, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Norrie e nisi mirë duelin, duke e fituar setin e parë me rezultat 2:6. Por, që nga ai moment gjithçka u kthye kundër tij.

Djokovic arriti me lehtësi t’i fitonte tre setat e radhës për ta arritur finalen e 32-të në karrierë në Grand Slame.

Në finale, ai do të përballet me Nick Kyrgios, i cili kaloi pa luftë, pasi Nadal u tërhoq për shkak të një lëndimi. /Gazeta Express/