Çifti i Kosovës në beach volley, Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, të udhëhequr nga trajneri Fatlum Hajrizi, kanë shënuar edhe një fitore të madhe në Kampionatin Ballkanik U22 që po mbahet në Tetovë.
Ekipi i Kosovës shënoi fitore 2:0 në sete (21:17, 21:19) për t’u kualifikuar në cerekfinale, shkruan Gazeta Express.
Me këtë triumf ndaj Moldavisë, Kosova siguroi vendin në çerekfinale, ku përballja e radhës do të zhvillohet sot në ora 21:00, sërish kundër një ekipi tjetër të Moldavisë.
Fituesi i kësaj ndeshjeje kualifikohet në gjysmëfinale!