Në prag të turneut të saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe tri nominimeve në Brit Awards, ja një vlerësim i krijimtarisë së mprehtë dhe të sinqertë të Lily Allen.
20. Fruityloop (2025)
Kënga përmbyllëse e albumit West End Girl është momenti më i afërt me pajtimin në gjithë sagën e ndarjes – edhe pse jo shumë afër (teksti përmend shkurt fajin e të dy palëve). Nën tingujt ëndërrimtarë trip-hop dhe melodinë e ëmbël fshihet një ndjenjë mbylljeje.
19. Who’d Have Known (2009)
Allen e pranoi me humor se refreni i këngës i ngjan shumë “Shine” të Take That. Grupi ia lejoi përdorimin, me të drejtë: kënga është një portret i bukur i një lidhjeje në fillimet e saj, që rrezaton mundësi.
18. Our Time (2014)

Një nga momentet më të forta të albumit Sheezus. “Our Time” kap me saktësi pritjen e fundjavës: një ftesë për festë, e shoqëruar me mburrjen e thjeshtë britanike – “kam një koleksion disqesh goxha të mirë”.
17. 22 (2009)
Muzikalisht, një soul post-Amy Winehouse me prekje sintetizatorësh. Tekstualisht, një studim karakteri në stilin e Ray Davies, që analizon presionin shoqëror ndaj grave që afrohen të 30-at.
16. Friday Night (2006)
Allen pati rol në ribashkimin e The Specials. “Friday Night” është si një version modern i “Nite Klub”: mjerim në pistën e vallëzimit, me ritëm ska.
15. Hard Out Here (2013)
Zhurma rreth videoklipit errësoi këngën, por sot tingëllon si një pop elektronik i gjallë dhe thumbues, me tekst ironik e të zgjuar.
14. Knock ’Em Out (2006)
E ndikuar nga The Streets, me një hook të huazuar nga pianisti legjendar Professor Longhair. Historia e bezdisjeve mashkullore përmban disa nga refuzimet më gazmore në pop.
13. Family Man (2018)
Shkruar gjatë shpërbërjes së martesës së saj të parë, kjo baladë pianoje është një lutje për pajtim që e pranon heshturazi kotësinë e saj.
12. URL Badman (2014)
Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj urrejtjes online. Edhe pse referencat janë tipike të viteve 2010, thelbi – “nuk bëj trolling, bëj deklarata” – mbetet aktual.
11. Everyone’s at It (2009)
Një përshkrim i ashpër i hedonizmit të fundviteve 2000. Teksti çmitizon nostalgjinë për atë periudhë, ndërsa muzika me sintetizatorë alarmues shton paranojën.
10. Tennis (2025)
Kënga që e ktheu frazën “who the fuck is Madeline?” në meme. Një rrëfim i detajuar i dhimbshëm, i veshur me muzikë të lehtë dhe të bukur.
9. Littlest Things (2006)

Bashkëshkruar me Mark Ronson, kjo baladë ndarjeje kujton me mall detajet e vogla të një lidhjeje të shuar.
8. LDN (2006)
Debutim energjik, i ndërtuar mbi një sample të saksofonistit xhamajkan Tommy McCook. Një portret i Londrës: ankim i përhershëm për rrëmujën, por bindje se është qyteti më i mirë në botë.
7. Trigger Bang (ft. Giggs) (2017)
Singlli kryesor nga No Shame, me një vlerësim të kthjellët të së kaluarës së saj të shfrenuar. Reperi Giggs shton një varg të spikatur.
6. Pussy Palace (2025)
Një nga momentet më tronditëse të West End Girl: zbulime intime të rrëfyera me dramatizëm, mbi një melodi tepër ngjitëse.
5. Not Fair (2008)
Një hit që trajton hapur temën e ejakulimit të parakohshëm – diçka rrallëherë e dëgjuar në këngët pop me sukses masiv.
4. Madeline (2025)
Një pjesë e “Girl, You’ll Be a Woman Soon” të Neil Diamond përdoret për një përballje me “tjetrën”. Një moment kur narrativa kalon në duart e saj.
3. Fuck You (2009)

Kur Olivia Rodrigo e ftoi Allen në skenë në Glastonbury, u nënvizua ndikimi i saj. Një këngë që mbështjell kritikën ndaj intolerancës politike me një melodi të gëzueshme.
2. Smile (2006)
Një nga hitet e saj më të qëndrueshme, i ndërtuar mbi një sample nga Soul Brothers. Historia e hakmarrjes romantike hapi një kapitull të ri për gratë në popin britanik: më të drejtpërdrejta, më thumbuese, më reale.
1. The Fear (2009)
Një kritikë therëse ndaj kulturës së famës së fundviteve 2000. Me refren të fuqishëm dhe vetëdije ironike për rolin e saj në spektaklin mediatik, kënga qëndroi katër javë në vendin e parë – dëshmi se publiku e ndiente po ashtu zbrazëtinë e asaj kohe. Ironikisht, mesazhi i saj mbetet po aq aktual sot. /GazetaExpress/
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...