Djegia e shkollës në Podujevë, reagon ministri i Arsimit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 14:39

Djegia e shkollës në Podujevë, reagon ministri i Arsimit

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 14:39

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të një shkolle në Podujevë, raporton Express

Likaj ka shkruar në Facebook se përveç dëmeve në infrastrukturë, nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Me keqardhje e morëm lajmin se paraditen e sotme Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës është përfshirë nga zjarri. Përveç dëmeve në infrastrukturën e objektit, për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga ky rast”, ka shkruar Likaj.

Likaj ka treguar se si do të vazhdojë mësimi në këtë shkollë.

“Në mënyrë që nxënësit të mos humbin asnjë orë mësimore do të ofrohet mësim online. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bashkëpunojë ngushtë me Komunën e Podujevës që të intervenohet sa më shpejt në pjesën e objektit të dëmtuar nga zjarri dhe nxënësit të kthehen në shkollë për ta vazhduar procesin e rregullt mësimor”, ka shkruar Likaj./Express/