Dje u kërkua ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij, i dyshuari në Gjakovë vetëdorëzohet në Polici - Gazeta Express
string(97) "dje1-u-kerkua-ndihma-e-qytetareve-per-gjetjen-e-tij-i-dyshuari-ne-gjakove-vetedorezohet-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 11:34

Dje u kërkua ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij, i dyshuari në Gjakovë vetëdorëzohet në Polici

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 11:34

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në një person është vetëdorëzuar në polici në Gjakovë, pasi që i njëjti ishte në kërkim.

Për të dyshuarin, policia dje kërkoi bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e tij, përcjell Express.

Postimi:

Vetëdorëzohet personi i dyshuar në kërkim

Gjakovë, 4 mars 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 3 mars 2026, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, ku i njëjti sot, me datën 4 mars 2026, është vetëdorëzuar në Polici.

Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement