Edicioni i dhjetë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” është
mbyllur mbrëmë në Prishtinë.
Gjatë promovimit të librit “Momenti kur e dija se lufta filloi”, së bashku
me redaktorin e librit, Vladimir Arsenić, dhe një nga autorët e tregimeve, Shpëtim Selmani,
pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë më shumë për procesin e krijimit të
librit, i frymëzuar nga përvojat personale të autorëve dhe perceptimi i tyre
për fillimin e luftës. Ngjarja u moderua nga Ana Pejović nga Forum ZFD.
Në teatrin ODA, Festivali “Miredita, Dobar Dan!” zyrtarisht u mbyll me ndarjen e çmimit për Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.