Dje plagosi ish të dashurën pasi nuk pranonte të ndahej, i riu flet para policisë: Doja vetëm ta trembja - Gazeta Express
string(102) "dje-plagosi-ish-te-dashuren-pasi-nuk-pranonte-te-ndahej-i-riu-flet-para-policise-doja-vetem-ta-trembja"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2021 13:29

Dje plagosi ish të dashurën pasi nuk pranonte të ndahej, i riu flet para policisë: Doja vetëm ta trembja

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2021 13:29

Fadil Likaj 30-vjeçari nga Shkodra i arrestuar një ditë më parë pasi plagosi ish të dashurën e tij në Vlorë ka dhënë dëshminë para policisë.

Ai është shprehur se ka pasur për qëllim vetëm ta trembë atë dhe jo ta qëllonte me armë.

Lexo Edhe:

“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja” është shprehur ai në gjendje mjaft të rënduar.

E reja 20-vjeçare nga Berati kishte vendosur të ndahej nga Likaj por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë fakt. Mësohet se Likaj e ka tërhequr ish të dashurën zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën duke e qëlluar me plumb afër kokës.

Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën. Likaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentative, si dhe posedim të armëve dhe municioneve luftarake pa leje.