Dje e shfuqizoi urdhëresën për çmimet e barnave, pas presionit Zemaj e anulon vendimin - Gazeta Express

Dje e shfuqizoi urdhëresën për çmimet e barnave, pas presionit Zemaj e anulon vendimin

Lajme

Gazeta Express

05/08/2020 16:52

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas presionit që iu bë ka anuluar vendimin që mori dje për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Ky vendim i Zemajt vjen pas takimit që ka pasur me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik

“Pas këtij takimi, Ministri Zemaj ka anuluar vendimin e datës 04. 08. 2020, me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe ka nxjerr vendim me të cilin ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së që të ndërmarr veprime për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale”, thuhet në njoftim./Gazeta Express