string(97) "djalosh-hajde-hajde-afrim-toverlani-takon-rastesisht-nje-talent-teksa-luante-ne-oborr-te-shkolles"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2025 17:28

“Djalosh, hajde-hajde…”, Afrim Tovërlani takon rastësisht një talent teksa luante në oborr të shkollës

Futboll

Gazeta Express

10/05/2025 17:28

Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe e bukur ka ndodhur sot në Prishtinë. Trajnerit Afrim Tovërlani i ka ra rastësisht në sy një fëmijë, te i cili pa shumë talent, derisa djaloshi i vogël po luante me një top në oborrin e një shkolle në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Pasi i ra në sy, “Toki” kishte nxjerr telefonin për ta gjiruar djaloshin e vogël me potencial. Më pas, Tovërlani e thirri vogëlushin për të bashkëbiseduar….

Selektorit të Kosovës U-21 duket se i ka lënë përshtypje të madhe ky talent pasi videon e tij nga distanca e postoi edhe në Facebook me mbishkrimin:

“Toka Dardane ka shumë potencial, por veç dihet me u dhënë mundësi dhe me punu drejt”. /GazetaExpress/