Një gjykatë franceze pritet të shpallë vendimin për Joël Le Scouarnec, kirurgu në pension që ka pranuar se ka përdhunuar dhe ngacmuar seksualisht qindra pacientë, shumë prej tyre fëmijë.
Sipas France24, abuzimet ndodhnin shpesh ndërsa viktimat ishin nën anestezi ose sapo ishin zgjuar pas operacioneve. Ndërsa, bëhet e ditur se Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal prej 20 vitesh burg.
Le Scouarnec, 74 vjeç, është akuzuar për 111 përdhunime dhe 189 sulme seksuale nga viti 1989 deri më 2014. Ai e ka pranuar fajësinë e plotë në gjyq, duke deklaruar se nuk kërkon mëshirë.
Edhe pse ai ishte dënuar më parë në vitin 2005 për posedim të materialeve pedopornografike, kishte vazhduar të punonte në spitale me fëmijë deri në pensionim në 2017. Pasi, dështimet në sistemin shëndetësor dhe mungesa e ndalimit ligjor për të punuar me të mitur bënë të mundur që ai të vazhdonte abuzimet për vite me radhë.
Përfaqësues të viktimave dhe mbrojtës të të drejtave të fëmijëve kanë kërkuar hetim shtetëror dhe reformë. Ndërsa, Prokurori është shprehur me fjalët se: “Ai ishte djalli, dhe ndonjëherë djalli vesh bluzën e bardhë.”
Në lidhje me të, ka folur edhe një nga viktimat, aktualisht 36 vjeç, duke thënë se: “Shoqëria e lejoi këtë përbindësh të lulëzonte. Ai nuk është thjesht një njeri i lig – është produkt i një sistemi të sëmurë.”